Politikanë, oficerë ushtarakë dhe diplomatë nga e gjithë bota po mblidhen në Munich këtë të premte për konferencën e sigurisë që do të dominohet nga lufta në Ukrainë, deklaratat e fundit të Trump që ngritën dyshime për mbrojtjen e aleatëve të NATO-s si dhe konflikti Izrael Hamas.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres,  nënpresidentja e SHBA Kamala Harris, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti ukrainas Volodymir Zelensky dhe figura të tjera do të jenë të pranishëm.

Qeveritë e Rusisë dhe Iranit nuk janë ftuar.

Nga Ballkani perëndimor, merr pjesë kryeministri Edi Rama, kryeministri Albin Kurti ndërsa Serbia do të përfaqësohet nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Konferenca e përvitshme e Mynihut e cila ka në fokus mbrojtjen dhe politikën po mbahet në një kohë kritike kur lufta Rusi-Ukrainë po hyn në vitin e tretë dhe konflikti Izrael -Hamas ka shkaktuar rreth 30 mijë viktima.

Po ashtu në Shtetet e Bashkuara vazhdon fushata për zgjedhjet presidenciale ku ka të ngjarë që sërish të përballen presidenti Joe Biden, dhe ish-presidenti Donald Trump.  Ky i fundit ka paralajmëruar se do të lejonte Rusinë të sulmonte ato vende te NATO-s që nuk e përmbushin detyrimin financiar ndaj aleancës.

Gjatë punimeve të konferencës priten deklarata me rëndësi ndërsa do të ketë edhe takime dypalëshe përmes liderëve të ndryshëm. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";