Zelensky: Konflikti Izrael-Gaza po tërheq fokusin prej konfliktit në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lufta Izrael-Gaza është “duke e marrë fokusin” nga konflikti në Ukrainë, ka thënë presidenti i shtetit, Volodymyr Zelensky.

 

Ai ka thënë se kjo ka qenë “një prej synimeve” të Rusisë, e cila e ka nisur luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

 

Advertisement

Ai i ka bërë këto deklarata, pas një takimi që ka pasur me shefen e Bashkimit Evropian, Ursula von der Lyen në Kiev.

Mes tjerash, Zelensky e ka mohuar se kundërofensiva në Ukrainë ka ngecur.

 

Kundërsulmi i Ukrainës në pjesën jugore raportohet se ka shënuar pak përparim.

Advertisement

 

Diçka e tillë i ka rritur shqetësimet te aleatët perëndimorë të Kievit, dhe ka sugjerime se disa vende janë duke hezituar që ta vazhdojnë ndihmën për Ukrainën, me armë të avancuara dhe fonde shtesë.

 

“Të gjithë janë të lodhur dhe ka mendime të ndryshme”, ka thënë Zelensky, por që, sipas tij, nuk bëhet fjalë për bllokadë.

Advertisement

 

Ai e ka pranuar se Rusia është në kontroll të zonës ajrore dhe prandaj, sipas tij, Kievi ka nevojë urgjente për aeroplanët luftarakë amerikanë F-16 dhe pajisje tjera të avancuara për ta ndryshuar situatën.

 

Zelensky, po ashtu, i ka hedhur poshtë raportimet se është nën presion për ta shqyrtuar mundësinë e negociatave me Rusinë.

Advertisement

 

“Sot, askush në mesin e liderëve të BE-së, SHBA-së dhe të tjerëve – partnerëve tanë – nuk është duke bërë presion që të ulemi dhe të negociojmë dhe të japim diçka. Kjo nuk do të ndodhë”.

 

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Advertisement

 

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

 

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Advertisement

 

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy