Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se lënda plasëse është vendosur në portën e Artur Kurtit, 50 vjeç.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
”Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme)”, njoftoi policia.
Advertisement
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv