Britania beson se Irani e ka furnizuar Rusinë me raketa balistike. Deklarata u bë nga ministri i Mbrojtjes, Grant Shapps, i cili Shapps konfirmoi se Britania ka informacion në lidhje me furnizimin e supozuar të Iranit me raketa në Rusi, por nuk pranoi të japë detaje.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi muajin e kaluar se Teherani e furnizoi Rusinë me një numër të madh raketash balistike.

Shtetet e Bashkuara reaguan menjëherë, duke paralajmëruar se nëse kjo është e vërtetë, Irani do të marrë një përgjigje “të ashpër” nga komuniteti ndërkombëtar.

Irani ka mohuar publikisht se ka furnizuar Rusinë me raketa.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një furnizim i mundshëm i raketave nga Irani në Rusi do të sinjalizonte  një forcimin e lidhjeve ushtarake midis dy vendeve .

Teherani fillimisht kishte refuzuar t’i jepte Rusisë raketat e saj, nga frika e sanksioneve të mëtejshme kundër saj./vizionplus.tv/