Koreja e Veriut teston edhe dy raketa balistike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koreja e Veriut teston edhe dy raketa balistike

Koreja e Veriut ka lëshuar edhe dy raketa, që dyshohet se janë balistike, të cilat kanë rënë në det. Nëse vërtetohet se ato ishin raketa balistike, atëherë ky do të ishte rundi i gjashtë i testimeve të armëve gjatë këtij muaji.

Ushtria e Koresë së Jugut tha më 26 janar se raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi fluturuan 190 kilometra dhe arritën lartësi prej 20 kilometrash, përpara se të binin në Detin e Japonisë, që njihet edhe si Deti Lindor.

Janë një sërë rezolutash të Kombeve të Bashkuara që ia ndalojnë Koresë së Veriut që të testojë raketa balistike.

Në muajt e fundit, Koreja e Veriut ka kryer testime të raketave të reja. Disa ekspertë thonë se kjo është një përpjekje për të fituar ndikim nga çdo negociatë e ardhshme me Shtetet e Bashkuara dhe me Korenë e Jugut.

Advertisement

Më 2021, Koreja e Veriut tha se me sukses ka testuar një lloj të ri të raketave balistike që lëshohen nga nëndetëset, raketa lundruese me rreze të gjatë veprimi dhe atë që e ka përshkruar si kokë hipersonike.

Negociatat ndërmjet Uashingtonit dhe Phenianit mbi çështjet që kanë të bëjnë me armët bërthamore dhe raketat kanë ngecur pas dështimit të bisedimeve më 2019 midis liderit verikorean, Kim Jong Un dhe ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy