Një tërmet i fortë me magnitudë 6.8 tronditi detin jugor të Okhotsk në brigjet e Hokkaido të Japonisë këtë të shtunë.

Sipas mediave të huaja, lëkundjet ndodhën në orën 12:29 me orën lokale, por nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami.  Sizmologët thonë  se fenomeni është i vazhdueshëm.

Japonia lëshoi ​​dje, për herë të parë, sipas NBC, një paralajmërim për mundësinë e një “mega-tërmeti” pas tërmetit të fuqishëm 7.1 Rihter që goditi bregdetin jugor të vendit.

Sizmologët mbajtën një takim urgjent dhe shërbimi i motit përfundimisht lëshoi ​​atë që e quajti “paralajmërim për tërmet të madh”, duke gjykuar se mundësia e një tërmeti të madh ishte relativisht më e lartë se zakonisht, por jo e sigurt që do të ndodhte në të ardhmen e afërt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Alarmi u dha të enjten në mbrëmje sipas kohës lokale, duke u thënë qytetarëve që të jenë vigjilentë, por të mos evakuojnë shtëpitë e tyre. Autoritetet theksojnë, pra, se paralajmërimi nuk do të thoshte se një tërmet i madh ishte i afërt, por se mundësia ishte më e madhe se zakonisht.