mbasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Afrikën e Jugut ka akuzuar vendin për ofrimin e armëve për Rusinë, duke thënë se kjo është një shkelje e pozitës së neutralitetit që Afrikës së Jugut ka marrë në luftën në Ukrainë.

 

Armët u ngarkuan në një anije mallrash ruse që u ankorua fshehurazi në një bazë detare pranë Kejp Taun për tre ditë në muajin dhjetor të vitit 2022, dhe më pas u transportuan në Rusi, tha ambasadori amerikan Reuben Brigety më 11 maj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne jemi të sigurt se armët ishin ngarkuar në atë anije dhe unë mund të vë bast mbi jetën time për saktësinë e këtij pohimi”, tha ambasadori gjatë një konference me gazetarët, transmetoi një kanal vendor lajmesh.

 

“Armatosja e rusëve është jashtëzakonisht serioze dhe ne nuk e konsiderojmë këtë çështje të zgjidhur dhe do të donim që Afrika e Jugut të [fillojë] të praktikojë politikën e saj të neutralitetit”, tha ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel, u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime serioze për ankorimin e anijes, e cila është nën sanksionet e vendosura nga SHBA-ja.

 

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa ishte në Kejp Taun duke iu përgjigjur pyetjeve në Parlament kur një ligjvënës i kërkoi atij t’i përgjigjej pretendimit të ambasadorit Brigety. Presidenti u përgjigj se duke thënë se “çështja është duke u shqyrtuar dhe me kalimin e kohës do të jemi në gjendje të flasim për të”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zyra e tij i quajti akuzat “zhgënjyese” dhe paralajmëroi se vërejtjet “minojnë frymën e bashkëpunimit dhe partneritetit” midis zyrtarëve të qeverisë së SHBA-së dhe Afrikës së Jugut që kishin diskutuar për këtë çështje.

 

Anija me këto ngarkesa nxitit spekulime kur u ankorua në fillim të dhjetorit në bazën detare të qytetit Simon.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Anëtari i parlamentit të opozitës Kobus Marais kërkoi përgjigje nga qeveria e asaj kohe, duke thënë se mallrat ishin shkarkuar dhe ngarkuar gjatë orëve të natës.

 

Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të SHBA-së shtoi anijen e ngarkesave, Lady R, në listën e saj të sanksioneve vitin e kaluar për shkak të dërgesave të supozuara të armëve për Rusinë./REL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";