17 të vdekur në një klub nate në Afrikën e Jugut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
17 të vdekur në një klub nate në Afrikën e Jugut

Të paktën 17 persona janë gjetur të vdekur në një klub nate në qytetin e Londrës Lindore në Afrikën e Jugut.

 

Trupat janë gjetur në tavernën Enyobeni në orët e para së të dielës dhe dhjetëra persona tjerë besohet se janë të plagosur.

 

Advertisement

“Shkaqet e këtij incidenti janë duke u hetuar teksa po flasim”, ka thënë një zëdhënës i policisë për kanalin afrikan, Newzroom.

“Ne nuk dëshirojmë të bëjmë spekulime në këtë fazë”, kanë thënë zyrtarët.

 

Është raportuar se familjarët e viktimave nuk kanë arritur të shohin trupat e viktimave. Një numër i madh i personelit të emergjencës gjendet në skenën e incidentit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy