Më shumë se 30 tornado kanë “goditur” disa zona në SHBA, ku humbën jetën më shumë se 50 persona.

Situata në vendet e prekura është totalisht kaotike, siç ka raportuar edhe guvernatori i Kentakit, numri i  viktimave pritet të rritet në orët në vazhdim.

Disa të moshuar u bllokuan në një azil në Arkansas. Ndërsa një tren doli nga shinat, si pasojë e erës së fortë.

Policia ka njoftuar se një operacion kërkim- shpëtimi po vijon për t’u ardhur në ndihmë të gjithë personave të rrezikuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Illinoisi jugor po ashtu u godit nga tornadot. Autoritetet kanë raportuar se disa persona u lënduan në një magazinë.