Regjistrohen 14 viktima dhe 490 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.073, ndërsa janë regjistruar 490 raste të reja me coronavirus.

Më shumë raste të reja ka në Shkup – 223, Kumanovë – 38, Prilep – 33, Veles – 32, Shtip – 24, Manastir – 20.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 201 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve të kaluara, janë regjistruar 11 persona të vdekur: 4 persona të vdekur nga Shkupi (83, 80, 78 dhe 66), 3 të vdekur nga Kumanova (93, 69 dhe 48), 2 të vdekur nga Prilepi (79 dhe 35) dhe nga një person të vdekur nga Strumica (67) dhe Radovishi (79).

Advertisement

Për më tepër, sipas Regjistrit të personave të vdekur nga coronavirusi nga “Termini Im”, u raportuan edhe 3 persona të tjerë të vdekur, me një datë të vdekjes nga 13.10.2021 deri në 19.10.2021. Janë regjistruar tre persona të vdekur nga Kriva Pallanka, Kumanova dhe Gjevgjelia, të moshës 52 deri 95 vjeç. Të gjithë personat e raportuar vdiqën në spital.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 198.646, numri i të shëruarve është 185.660, numri i të vdekurve është 7.012, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.974./Telegrafi/

Regjistrohen 14 viktima dhe 490 raste të reja me coronavirus në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy