Sot 26 viktima dhe 722 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 5.865 teste, ndërsa janë regjistruar 722 raste të reja me coronavirus.

Më shumë raste janë regjistruar në Shkup-302, Tetovë-51, Kumanovë-46, Strumicë-42 dhe Gostivar-39.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 574 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Sot janë regjistruar 26 persona të vdekur: 6 persona të vdekur nga Shkupi (77, 63, 58, 57, 52, 47), 5 persona të vdekur nga Tetova (74, 73, 68, 67 dhe 62), nga 3 persona të vdekur nga Gostivari (82, 55 dhe 52) dhe Kumanova (84, 71 dhe 65), nga 2 persona të vdekur nga Kërçova (78 dhe 68) dhe Struga (76 dhe 45) dhe nga një i vdekur nga Kriva Pallanka (23), Strumica (73), Shtipi (67), Ohri (84) dhe Prilepi (83).

Advertisement

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 178.879, numri i pacientëve të shëruar është 157.868, numri i vdekjeve është 6.013, ndërsa numri i rasteve aktive është 14.998./Telegrafi/

Sot 26 viktima dhe 722 raste të reja me coronavirus në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy