Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një rezolute të re në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe lirimin e të gjitha pengjeve.

Kjo u bë e ditur nga një diplomat i OKB-së, i cili tha se rezoluta mbështet një marrëveshje për armëpushim gjashtëjavor në Gaza dhe lirimin e të gjitha pengjeve sapo palët të bien dakord.

Në draft rezolutën e saj të fundit, SHBA-ja theksoi mbështetjen për një armëpushim të përkohshëm për të “intensifikuar përpjekjet diplomatike dhe të tjera që synojnë krijimin e kushteve për një ndërprerje të qëndrueshme të armiqësive dhe paqe të qëndrueshme”, shkruan CNN.

Draftet e mëparshme të rezolutës amerikane kërkonin një “armëpushim të përkohshëm në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur”, gjë që nuk përmbushte dëshirat e shumicës së anëtarëve të tjerë të Këshillit të Sigurimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për t’u miratuar rezoluta nevojiten të paktën nëntë vota pro dhe të mos përdoret asnjë veto prej pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, SHBA-ja, Franca, Britania, Rusia dhe Kina./vizionplus.tv