SHBA propozon rezolutë për Gazën, kërkohet armëpushim dhe tërheqja e Izraelit nga ofensiva në Rafah

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA propozon rezolutë për Gazën, kërkohet armëpushim dhe tërheqja e Izraelit nga ofensiva në Rafah

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që parashikon armëpushim të përkohshëm në Gaza.

Projekt-rezoluta amerikane parashikon një armëpushim të përkohshëm “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe kërkon lirimin e të gjitha pengjeve, që u morën nga Hamasi gjatë sulmit më 7 tetor. Po ashtu bëhet thirrje për heqjen e të gjitha kufizimeve në dërgimin e ndihmave humanitare.

Shtetet e bashkuara kërkojnë që të mos nisë ofensiva e planifikuar nga Izraeli në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku strehohen një numër i konsiderueshëm i palestinezëve. Ndërkohë Këshilli i sigurimit pritet të votojë sot një projekt- rezolutë të propozuar nga Algjeria, e cila përfaqëson 22 vende arabe.

Përveç armëpushimit, propozimi algjerian kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve dhe përsërit kërkesat që Izraeli dhe Hamasi “të respektojë me përpikëri” ligjin ndërkombëtar, veçanërisht mbrojtjen e civilëve.

Advertisement

Vendet arabe kanë kërkuar prej muajsh një armëpushim, ndërsa ofensiva ushtarake e Izraelit është intensifikuar. Mbi 29.000 persona kanë humbur jetën në Gaza që nga nisja e luftës. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy