Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë plagosur pasi një tren doli nga binarët në shtetin e Montanas.
Sipas mediave ndërkombëtare treni në momentin e aksidentit kishte në bord 141 pasagjerë dhe 16 persona të tjera ishin pjesë e ekuipazhit.
Pamjet e publikuara tregojnë treni ka dalë nga shinat dhe është përmbysur, e bagazhet e pasagjerëve kanë përfunduar të shpërndara në tokë.
Një pasagjere ka deklaruar se tronditjet ishin të forta, aq sa turbulencat që shkaktohen kur ka avari avioni.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Bordi Kombëtar Amerikan i Sigurisë së Transportit ka nisur një hetim mbi incidentin. Në vitin 2018, në një aksident të ngjashëm humbën jetën 3 persona, pasi dy trena u përplasën me njëri-tjetrin.