minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Përplasen trenat në Egjipt/ Humbin jetën mbi 30 persona, shumë të tjerë të plagosur - Struga.info


Përplasen trenat në Egjipt/ Humbin jetën mbi 30 persona, shumë të tjerë të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasen trenat në Egjipt/ Humbin jetën mbi 30 persona, shumë të tjerë të plagosur

Më shumë se 30 persona kanë humbur jetën dhe mbi 70 të tjerë janë plagosur në Egjipt pasi dy trena pasagjerësh janë përplasur me njëri-tjetrin.

 

Ekipet e emergjences vijojnë kërkimet në vendin e ngjarjes, në jug të kryeqytetit Kajro, pasi dyshohet se shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar nën gërmadha.

 

Autoriteti hekurudhor i Egjiptit bëri të ditur se aksidenti u shkaktua nga një individ i panjohur i cili ka përdorur frenat e emergjencës në trenin e parë.

 

Egjipti ka një nga rrjetet hekurudhore më të vjetra dhe më të mëdha cka eshte bere shkak per shume aksidente.

 

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy