3 persona humbin jetën nga zjarri në Kaliforni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
3 persona humbin jetën nga zjarri në Kaliforni

Tre persona kanë humbur jetën nga zjarri në veri të Kalifornisë, i cili ka detyruar mijëra persona që të largohen nga banesat e tyre.

Sipas mediave lokale, një nga viktimat ishte shofer, i cili po përpiqej që t’iu shpëtonte flakëve.

Qindra shtëpi dhe godina të tjera u dëmtuan dhe u shkatërruan nga një zjarr që pushtoi verilindjen e San Franciskos. Po ashtu, zjarri kërcënoi edhe qytetin Paradise, duke shkaktuar trafik teksa qytetarët të alarmuar po përpiqeshin të iknin.

Që prej muajit të kaluar, nga zjarret në Kaliforni, kanë humbur jetën më shumë se 11 njerëz.

Advertisement

3 persona humbin jetën nga zjarri në Kaliforni shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy