Dy vëllezër kanë qëndruar një javë me kufomën e nënës së tyre brenda shtëpisë në Teksas, pasi ajo ndërroi jetë nga një sulm në zemër. Fëmijët, të cilët i përkasin moshës 5 dhe 7 vjeç, nuk ishin në gjendje që të thërrisnin për ndihmë.

Nëna e djemve, 71-vjeçarja Connie Taylor, u gjet e vdekur brenda shtëpisë nga policia. Ajo i kishte adoptuar djemtë muajin e kaluar.

Të miturit u gjetën në shtëpi nga autoritetet, pasi ata nuk ishin paraqitur në shkollë për një javë.

Djemtë deklaruan se ishin përpjekur që të përdornin celularin e Taylor për të thirrur për ndihmë, por ata nuk e dinin fjalëkalimin për ta zhbllokuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata gjithashtu thanë se nuk i njihnin fqinjët e tyre dhe se ishin shumë të frikësuar për të dalë jashtë.

SHBA/ Vdiq nga sulmi në zemër, vëllezërit e mitur qëndruan 1 javë me kufomën e nënës shkruan Vizion Plus.