E dashuruar me një 45 vjeçar, dy vëllezërit ekzekutojnë me thikë  motrën e mitur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E dashuruar me një 45 vjeçar, dy vëllezërit ekzekutojnë me thikë  motrën e mitur

E dashuruar me një 45 vjeçar, dy vëllezërit ekzekutojnë me thikë  motrën e miturNjë vajzë 16-vjeçare në Indonezi dyshohet se është varë nga dy vëllezërit e saj, të cilët e kanë goditur me thikë kur mësuan se e motra ishte në një lidhje me një burrë shumë vite më të madh se ajo.

Rosmini Darëis u vra në ishullin Sulawesi nga vëllezërit, pasi ajo i rrëfeu atyre se ishte në një lidhje me një burrë 45-vjeçar, i cili është dhe i afërm i tyre. Vëllezërit Rahman 30 vjeç dhe Surianto 20 vjeç, janë akuzuar për vrasje.

“Vëllezërit janë shprehur për grupin hetimor se janë ndier të zemëruar dhe turpëruar, kur e motra pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një burrë që ishte dhe i afërmi i tyre”, u shpreh shefi i policisë Wawan Sumantri.

Raportohet se dy vëllezërit kishin marrë peng një fqinj të tyre dhe i kanë kërkuar atij që të martohet me të motrën, por mësohet se fqinji nuk ka pranuar. Ndërkohë dy vëllezërit janë arrestuar dhe pritet që të përballen me drejtësinë, shrkuan Daily Mail.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy