Vajza shqiptare e dashuruar me një kriminel, Interpol ndërkombëtar e fut në “listën e kuqe” (FOTO+DETAJE)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vajza shqiptare e dashuruar me një kriminel, Interpol ndërkombëtar e fut në “listën e kuqe” (FOTO+DETAJE)

Vajza shqiptare e dashuruar me një kriminel, Interpol ndërkombëtar e fut në “listën e kuqe” (FOTO+DETAJE)Një histori e panjohur dashurie e ka përfshirë një shqiptare në “listën e kuqe” të Interpolit. Bëhet fjalë për një histori që nis vite më parë mes Naxhije Miftarit dhe Christian Bruecker. Policia beson se ish-e dashura e Christian Bruecker, pra shqiptarja Miftari mund të japë të dhëna jetike për zhdukjen e një fëmije vetëm 4 vjeç Madeleine Mçann në Portugali në vitin 2007, rast i bërë mjaft publik në media.

Naxhije Miftari ishte e dashura adoleshente e Christian Brueckner, njeriut që besohet gjerësisht se është përgjegjës për zhdukjen e katër-vjeçares në Portugali në vitin 2007.

Autoritetet gjermane kanë lëshuar një njoftim të kuq në listën e Interpolit për kapjen e menjëhershme të Naxhije Miftarit, për të cilën ata besojnë se mund të mbajë informacione thelbësore për rastin e Madeleine Mçann.

Detektivët në Britani dhe Gjermani duan ta pyesin atë për çfarë di për të kaluarën e Brueckner, veçanërisht për kohën e tij në Portugali. Brueckner joshi vajzën shqiptare asokohe e emigruar në Gjermani pasi u transferua në një shtëpi në një pjesë të lagjes së Braunschëeig, një qytet industrial në Gjermaninë veriore.

Advertisement

Ai më vonë e çoi vajzën me nënshtetësi gjermane dhe origjinë shqiptare në Portugali në 2014, por ajo u deportua përsëri në Gjermani më pak se një vit më vonë pas akuzave për kriminalitet, akuza për të cilat nuk jepen shumë detaje.

Megjithatë, çifti u nda dhe Naxhija e denoncoi Brueckner në polici për dhunë, fakt që është bërë publik nga një i afërm i familjes. “Ajo ishte vetëm adoleshente kur u bashkuan, 17 vjeç, mendoj. Ai ishte shumë më i vjetër. Ata jetuan në një banesë së bashku këtu në Braunschëeig. Ajo është një vajzë shumë e bukur. U tmerrua prej tij. Ai është tërësisht i çmendur. Brueckner e çoi në Portugali pranverën e vitit 2014. Por ajo u deportua nga Portugalia në 2015.

Brueckner gjithashtu u kthye në Gjermani disa muaj më vonë. Ata vazhduan të jetojnë së bashku, por ata vazhduan të grindeshin. Më në fund u ndanë kur ai u përpoq ta vriste. Ai e rrahu atë duke e nxirë”.

Brueckner u zhduk dhe Naxhijes iu dha këshillim. Pasi ai u largua nga Braunschëeig, u përpoq të mbante kontakte duke e telefonuar dhe duke i thënë se e donte dhe se i mungonte. Ai gjithmonë pinte dhe po merrte drogë” – thotë miku i familjes së vajzës me origjinë shqiptare.

Advertisement

Miku i familjes zbuloi se Naxhija filloi të qetësohej pasi Brueckner u akuzua si i dyshuari kryesor në çështjen e Madeleine Mccann në TV gjerman javën e kaluar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy