Lidhja me shqiptaren/ Arrestohet gjermani që rrëmbeu dhe vrau një fëmijë 4 vjeç (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lidhja me shqiptaren/ Arrestohet gjermani që rrëmbeu dhe vrau një fëmijë 4 vjeç (EMRI)

Lidhja me shqiptaren/ Arrestohet gjermani që rrëmbeu dhe vrau një fëmijë 4 vjeç (EMRI)Ditën e sotme mediat e huaja kanë shkruar rreth historisë së trishtë, të 4 vjeçares britanike, Madeleine McCann që u rrëmbye 13-vjet më parë në Portugali.

Ditën e sotme prokurori gjerman ka deklaruar se gjermani i arrestuar, Christian Brueckner, i cili është i dyshuar për rrëmbimin e Madeleine McCann e ka vrarë menjëherë pasi e ka rrëmbyer vogëlushen britanike.

Hans Christian Wolters, i cili po udhëheq hetimin për Christian Brueckner, ka thënë për mediat e huaja se policia ka zbuluar se i dyshuari diskutoi për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e një vajze në një bisedë me një tjetër pedofil në internet.

Në një moment ai kishte shkruar në rrjetet sociale për dëshirën e tij të frikshme, që të kapte diçka për ta përdorur atë për ditë, e në momentin kur ai është pyetur për kapjen tha: Meh, nëse provat janë shkatërruar …’

Advertisement

“Mendimi im është se ai vrau relativisht shumë shpejt vajzën, ndoshta abuzoi me të dhe pastaj e vrau. Ne besojmë se i dyshuari ynë ka kryer edhe krime të tjera, veçanërisht krime seksuale, në Portugali ndoshta por edhe diku tjetër si Gjermania.”- u shpreh Z. Wolters.

Wolters shtoi se ai dëshironte të mblidhte sa më shumë prova të ishte e mundur përpara se të ballafaqohej me Brüeckner, në mënyrë që të kishte qoftë edhe shansin më të vogël për dënimin kundër tij.

Brueckner tani po hetohet në lidhje me zhdukjen e pesë fëmijëve, përfshirë Madeleine. Dje u zbulua sesi Brueckner kishte pasur lidhje me vrasjen e një nxënëseje gjermane, e cila u zhduk gati 20 vjet më parë. Peggy Knobloch ishte nëntë vjeç kur u zhduk gjatë rrugës për në shkollë në 2001.

Historia e dashurisë me vajzën shqiptare

Advertisement

Bëhet fjalë për një histori që nis vite më parë mes Naxhije Miftarit dhe Christian Bruecker. Policia beson se ish-e dashura e Christian Bruecker, pra shqiptarja Miftari mund të japë të dhëna jetike për zhdukjen e një fëmije vetëm 4 vjeç Madeleine Mçann në Portugali në vitin 2007, rast i bërë mjaft publik në media.

Naxhije Miftari ishte e dashura adoleshente e Christian Brueckner, njeriut që besohet gjerësisht se është përgjegjës për zhdukjen e katër-vjeçares në Portugali në vitin 2007.

Autoritetet gjermane kanë lëshuar një njoftim të kuq në listën e Interpolit për kapjen e menjëhershme të Naxhije Miftarit, për të cilën ata besojnë se mund të mbajë informacione thelbësore për rastin e Madeleine Mçann.

Detektivët në Britani dhe Gjermani duan ta pyesin atë për çfarë di për të kaluarën e Brueckner, veçanërisht për kohën e tij në Portugali. Brueckner joshi vajzën shqiptare asokohe e emigruar në Gjermani pasi u transferua në një shtëpi në një pjesë të lagjes së Braunschëeig, një qytet industrial në Gjermaninë veriore.

Advertisement

Ai më vonë e çoi vajzën me nënshtetësi gjermane dhe origjinë shqiptare në Portugali në 2014, por ajo u deportua përsëri në Gjermani më pak se një vit më vonë pas akuzave për kriminalitet, akuza për të cilat nuk jepen shumë detaje.

Megjithatë, çifti u nda dhe Naxhija e denoncoi Brueckner në polici për dhunë, fakt që është bërë publik nga një i afërm i familjes. “Ajo ishte vetëm adoleshente kur u bashkuan, 17 vjeç, mendoj. Ai ishte shumë më i vjetër. Ata jetuan në një banesë së bashku këtu në Braunschëeig. Ajo është një vajzë shumë e bukur. U tmerrua prej tij. Ai është tërësisht i çmendur. Brueckner e çoi në Portugali pranverën e vitit 2014. Por ajo u deportua nga Portugalia në 2015.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy