Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se nuk pret të ketë recesion global, por “kjo nuk nënkupton që e përjashtojmë këtë mundësi”.

 

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Kristalina Georgieva, ua rikujtoi të pranishmëve se FMN-ja ka parashikuar rritje prej 3.6 për qind për vitin 2022, që është “një rrugë e gjatë drejt recesionit global”. Georgieva tha se perspektiva globale ishte “pak a shumë si moti këtu në Davos – horizonti është errësuar”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo tha se do të jetë “një vit i vështirë” dhe se një prej probleme më të mëdha është rritja e çmimeve të ushqimit, që pjesërisht është nxitur nga pushtimi rus i Ukrainës.

 

Shefja e FMN-së listoi edhe sfida të tjera, përfshirë edhe rritjen e normave të interesit, inflacionit, forcimit të dollarit, ngadalësimit ekonomik në Kinë, krizën klimatike dhe së fundmi edhe kriptovalutat./R.E.L

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";