Ekonomia e Maqedonisë së Veriut hyn në recesion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave në Maqedoninë e Veriut tregojnë në çerekun e tretë të vitit 2020, Bruto Prodhimi Vendor ka shënuar trend negativ për minus 3.3 për qind.

Me shënimin e trendeve negative edhe në dy çerekët e parë të vitit, ekonomia e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht hyn në recesion, pasi që prej paraqitjes së pandemisë së koronavirusit, e deri në fund të shtatorit, ka pasur rënie ekonomike për minus 5.7 për qind.

Ndërkohë, pritet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ishin pikërisht që në tremujorin e tretë të këtij viti të nisë stabilizimi i ekonomisë së shtetit pas goditjes që ka marrë nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi. Qeveria kishte parashikuar që Bruto Produkti Vendor nuk do të shënonte trend negativ prej më shumë se 4.4 për qind. Përderisa, projeksioni i Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, kishte parashikuar që BPV-ja do të binte për minus 4.9 për qind.

Guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, Anita Angellovska-Bezhovska thotë se ekonomia e vendit, në bazë të normave të projektuara, mund të kthehet në nivelin që ishte para pandemisë tek në vitin 2022.

Advertisement

“Në periudhën afatmesme, parashikojmë rimëkëmbje graduale, por të moderuar të aktivitetit ekonomik, me norma rritjeje prej 3.9 për qind, 3.6 për qind dhe 4 për qind, përkatësisht në vitin 2021, 2022 dhe 2023”, thotë guvernatorja Angellovska -Bezhovska.

Me analiza lidhur me trendin negativ të rritjes ekonomike ka dalë edhe Instituti për Kërkime Ekonomike Financiare, ku thuhet se ekonomia e Maqedonisë së Veriut do të shënoi rënie prej 4.8 për qind.

Nga ky institut, thonë se pakoja e masave kundër krizës së pandemisë, ka parandaluar rënien edhe më të madhe ekonomike. Por, sipas analizës së tyre, rimëkëmbja ekonomike kryesisht është e lidhur me efikasitetin e vaksinimit të popullatës kundër koronavirusit të ri.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, thotë se rimëkëmbja e prodhimit industrial, mund të kontribuojë në përshpejtimin e stabilitetit ekonomik.

Advertisement

“Ne mbetemi në projeksionin se rënia ekonomike do të mbetet në 4.4 për qind. Disa herë kam theksuar se prodhimtaria industriale shënon rritje në trajektoren për sa i përket rimëkëmbjes nga kriza që shkaktoi pandemia. Përderisa kemi rënie të prodhimtarisë industrial për 30 për qind në çerekun e dytë, nuk mund të presim që në çerekun e tretë të kalojë menjëherë në përqindje pozitive, por është shpresëdhënëse se kemi rritje të trajektores për sa i përket prodhimit industrial”, thotë Bytyqi.

Ndryshe, në bazë të statistikave zyrtare në Maqedoninë e Veriut gjatë muajve të parë të krizës së pandemisë (prill, maj, qershor), prodhimi industrial shënoi rënie për 30 për qind, ndërkohë që gjatë shtatorit dhe tetorit prodhimi industrial shënoi rënie vetëm për 5 për qind. Në këto shifra besohet se ka ndikuar pakoja e masave kundër krizës së shkaktuar nga pandemia, që ka miratuar qeveria.

Në këtë drejtim Alajdin Zeqiri, ligjërues në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tetovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se kriza me pandeminë ka futur në recesion edhe shtete me ekonomi të zhvilluar, por sipas tij, çështja qëndron në atë se cilat politika duhet të ndërmarrë shteti, që në një afat sa më të shkurtër të dilet nga recesioni.

“Vlerësoj se qeveria një fokus të veçantë duhet t’u japë këtyre veprimtarive që janë kapital intensive, me shpresë se gjatë vitit kalendarik 2021, edhe pandemia do të këtë fundin e veprimit destruktiv dhe të kthehemi në një situatë që qytetarët e njohin si një vlerë e zero pozitives”, thekson Zeqiri.

Advertisement

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, rritje ekonomike kanë shënuar sektorët e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 5.2 për qind, sektori i ndërtimtarisë 3.4 për qind, njësojë sikurse edhe sektori i informimit dhe komunikimit./REL/

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut hyn në recesion shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy