Një sherr ka ndodhur mes të burgosurve në burgun e Kordyallos në Greqi.
Siç bëjnë me dije mediet greke, një i burgosur 28-vjeçar ka sulmuar me thikë të bërë vetë një të burgosur me origjinë shqiptare dhe e ka plagosur në qafë, gjoks dhe krah.
Të burgosurit e tjerë në momentin e sherrit kanë ndërhyrë dhe kanë plagosur autorin e sulmit në trup e kokë.
Oficerët e burgut që panë sherrin, ndërhyrë dhe neutralizuan 28-vjeçarin i cili mbante në dorë një thikë dhe një celular të thyer.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
52-vjeçari nga Shqipëria dhe autori i ngjarjes u dërguan në spitalin e burgut ku iu dha ndihma e parë./vizionplus.tv