Mëngjesin e sotëm, Drejtoria e Qarkut Antimafia e Bolonjës ka finalizuar një operacion të madh antidrogë kundër një grupi kriminal të dedikuar për tregtimin e drogës në të gjithë qendrën historike të qytetit.

Gjithsej janë lëshuar 44 masa paraprake. Anëtarë të organizatës janë shtetas me origjinë tuniziane, italian,e shqiptare dhe oakistaneze.

Nga hetimet u konstatu se janë shitur mbi 5 mijë doza kokainë dhe 1500 doza heroinë. Gjithashtu u konstatua se një grup kriminal ka kryer një sulm të dhunshëm ndaj një të riu tunizian për ta detyruar atë të vepronte në emër të tyre.

Gjatë hetimeve u sekuestruan 3 kg kokainë, 1 kg heroinë, 6 kg hashash, 1500 doza lëndë narkotike dhe 30 000 euro cash.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

36 persona janë arrestuar në flagrancë.

Mbi 400 oficerë policie u punësuan përfshinë gjatë operacionit. /vizionplus.tv