Shkatërrohet banda e kokainës në Itali, arrestohen 4 shqiptarë, rolet që kishin në përpunimin dhe shitjen e drogës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkatërrohet banda e kokainës në Itali, arrestohen 4 shqiptarë, rolet që kishin në përpunimin dhe shitjen e drogës

Një bandë e trafikut të kokainës është goditur nga policia italiane, ku të arrestuar 5 persona, mes tyre 4 shqiptarë dhe një Italian.

Gjatë aksionit u sekuestrua mbi gjysmë kilogram kokainë, e destinuar për tregun  e Aosta, ndërsa sipas hetuesve nga shitjet e kokainës përfitonin rreth 15 mijë Euro në muaj. Arrestimi i shqiptarëve ndodhi gjatë operacionit të koduar “Illyricum”,  pasi këtë emër përdorin edhe trafikantët shqiptarë për t’u identifikuar.

Hetimet për to kishin nisur që në nëntor të 2020. Në pranga përfunduan Elton Beleshi, 39 vjeç, Leonard Vishaj, 33 vjeç, Angjelin Lleshi, 30 vjeç, Amarildo Perloshi, 34 vjeç, dhe Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, ky i fundit është i vetmi i dyshuar italian, të tjerët kanë lindur të gjithë në Shqipëri por banojnë në Aosta.

Gjithashtu policia është në kërkim të një tjetër shqiptari, të përfshirë në rrjetin e kokainës në luginën  e Aostës.

Advertisement

Të arrestuarit ishin të gjithë pjesë të një rrjeti kompleks që merrej me marrjen e kokainës në Luginën Aosta dhe shitjen atë në komunat e ndryshme të zonës. Sipas hetuesve ky operacion zbuloi “një zinxhir furnizimi me kokainë në duart e shqiptarëve.”

Sipas hetimeve, Leonard Vishaj kishte rolin e korrierit në grup, ndërsa Elton Beleshi bënte shitësin me shumicë.  Lleshi, Corchia dhe Perloshi, merreshin me përpunimin e drogës. Droga fshihej në ndarjen e motorit ose në pjesë të tjera të makinave të përdorura nga shitësit për furnizimet e tyre dhe u zbulua kur makinat u dërguan në stacionin e policisë dhe ‘u çmontuan’.

Hetimi nisi pasi u ndalua Angjelin Lleshi, ku policët i zbuluan në brendësi të një garazhi vrimë në mur ku ishte fshehur rreth 27 gram kokainë. Ai u hetua në gjendje të lirë dhe gjatë kësaj kohe u mbajt nën vëzhgim deri sa u çmontua i gjithë grupi i tyre. Prapa Lleshit ishte një “rrjet” shumë i sofistikuar, thanë hetuesit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy