Shkatërrohet banda e drogës në Itali/ 27 shqiptarë në pranga, trafikonin marijuanë me trena e autobusë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkatërrohet banda e drogës në Itali/ 27 shqiptarë në pranga, trafikonin marijuanë me trena e autobusë

Policia italiane kreu një superoperacion, duke vënë në pranga 55 trafikantë droge. Mes tyre, 27 janë shtetas shqiptarë, falë të cilëve sigurohej sasia e marijuanës.

 

Shqiptarët transportonin drogë nga Vlora drejt Italisë, duke u ndihmuar nga organizatat kriminale nigeriane. Më pas droga kalohej në vendet e Evropës, duke u transportuar me trena e autobusë. Midis të arrestuarve janë 23 nigerianë, 4 italianë dhe një nga Gambia.

 

Advertisement

Po ashtu, pjesë e grupit ishin edhe tre gra, që u arrestuan. Operacioni i policisë u shtri në Romë, Brescia, Modena, Macerata, Genova, Parma, Reggio Calabria, por edhe në Gjermani e Shqipëri.

 

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy