Kokaina bën bashkë shqiptarë, serbë e malazezë, kush fshihet pas drogës në Pire dhe lidhja me 700 kg

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kokaina bën bashkë shqiptarë, serbë e malazezë, kush fshihet pas drogës në Pire dhe lidhja me 700 kg

Autoritetet greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane zbuluan dje 30 kg kokainë të fshehura në 35 pako në pjesët anësore të një kontejneri me banane të nisur nga porti i Guayaquil i Ekuadorit në 15 nëntor me destinacion Europën, raporton ABC News.

Mediat greke shkruajnë se autoritetet kishin informacion për kokainën dhe për këtë arsye kontrolluan 150  kontejnerë me banane për të shkuar te kokaina. Sipas informacioneve, autoritetet greke e dinin para dy muajsh udhëtimin e “zonjës së bardhë” të Krishtlindjes duke qenë disa hapa përpara trafikantëve.

Por kush janë trafikantët?

Mediat greke shkruajnë se informacionet e para i çojnë te një grup i përbërë nga shqiptarë, serbë dhe malazezë.

Advertisement

Dyshimet janë se bëhet fjalë për të njëjtin grup që një vit më parë iu sekuestrua 700 kg kokainë në portin e Pireut, teksa hetimet u shtrinë edhe në Shqipëri ku u ishte planifikuar për t’u transportuar 137 kg kokainë në Durrës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy