Tetë lojtarë dhe katër anëtarë të stafit rezultuan pozitivë me koronavirus tek Genoa.

Ky është rezultati tronditës i tamponeve të kryera nga klubi italian pasi Perin , së pari dhe Schone , më pas, ishin infektuar me virusin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Genoa Cfc njofton se pas analizave të sotme, numri i anëtarëve pozitivë Covid-19 është rritur në katërmbëdhjetë mes anëtarë të ekipit dhe stafit. Kompania ka aktivizuar të gjitha procedurat e parashikuara nga protokolli në fuqi dhe ka informuar Autoritetet për procedurat e lidhura. Klubi do të sigurojë detaje në të ardhmen diktuar nga evolucioni I situatës. Sidoqoftë, nesër( të martën) janë planifikuar analiza të reja kontrolli për të gjithë grupin. Skuadra kishte luajtur dhe kishte humbur 6-0 në Napoli kundër vendasve pak ditë më parë. Tani të gjithë grupi i ekipit të De Laurentiis do të duhet t’i nënshtrohet tamponeve që do të zhvillohen mesditën e të martës.

The post Shokuese/ 14 lojtarë dhe staf i ekipit Genoa me koronavirus appeared first on Vizion Plus.