Premier League, 6 lojtarë dhe pjesëtarë të stafit dalin pozitivë ndaj koronavirusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Premier League, 6 lojtarë dhe pjesëtarë të stafit dalin pozitivë ndaj koronavirusit

Federata e Futbollit anglez ka deklaruar se pas testeve të kryera, 6 lojtarë dhe pjesë e stafit të tre ekipeve të Premier League janë konfirmuar si pozitivë ndaj koronavirusit.

Identiteti i lojtarëve dhe të stafit nuk bëhet i ditur, ndërkohë që ata do të izolohen për një periudhë njëjavore”. Testimi është kryer të shtunën dhe të dielën, në kuadër të “Projektit Rifillim”, ku janë testuar deri më tani 748 lojtarë dhe pjesë e stafit.

Klubet e Premier League tashmë mund të stërviten edhe në mënyrë kolektive, edhe pse çdo pajisje sterilizohet pas çdo sesioni.

Mendohet se 12 qershori mund të jetë data e rinisjes së kampionatit anglez, por ende nuk ka konfirmime zyrtare dhe jo pak institucione janë ende skeptike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy