minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Lojtari kuqezi çmend Premier League, 30 milionë euro në tavolinë për mbrojtësin - Struga.info


Lojtari kuqezi çmend Premier League, 30 milionë euro në tavolinë për mbrojtësin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lojtari kuqezi çmend Premier League, 30 milionë euro në tavolinë për mbrojtësin

Lojtari kuqezi çmend Premier League, 30 milionë euro në tavolinë për mbrojtësinNjë krenari e madhe teksa sheh lojtarë të Shqipërisë që kërkohen nga ekipet më të mira të Europës. Të paktën në rastin e Marash Kumbullës që ka fituar dashurinë dhe interesimin e të gjithëve, duke kërkuar që ta transferojnë në merkaton e verës.

Së fundmi listës së gjatë të Inter, Lacios, Evertonit, Milanit, Napolit që kanë kërkuar mbrojtësin e Kombëtares, i bashkohet edhe një ekip tjetër i njohur. Këtë herë vjen sërish nga “Premier League”, por bëhet fjalë për Arsenalin.

Prestigjozja “Mirror” shkruan se klubi anglez e pëlqen Kumbullën dhe do të tentojë që të fitojë garën me skuadrat e tjera për ta transferuar në verë. Sa do t’ia dalë? Mbetet të pritet, por një gjë është e sigurtë, lojtari kuqezi nuk do të largohet për më pak se 30 milionë euro nga Verona. Tabloidi britanik e konsideron Marash Kumbullën si Giorgio Chiellinin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy