Të paktën 21 persona mbetën të plagosur dhe tre të zhdukur, në një shpërthim që ndodhi mëngjesin e sotëm në një termocentral në rajonin rus të Tuva në Siberinë jugore, njoftoi Ministria e Situatave të Emergjencave të Rusisë. Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Në njoftim thuhet se një shpërthim në kazanin e ngrohjes ka shkaktuar zjarr, ndërsa nga ngrohtorja në Shagonarë po del tym i madh.
Shërbimet emergjente janë të angazhuara në shuarjen e zjarrit dhe kërkim-shpëtim, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Komiteti Hetimor Rus nisi një hetim penal, me pretendimin për neglizhencë që rezultoi në incidentin dhe zjarrin, i cili mund të kishte pasoja të rënda. /vizionplus.t
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";