FOTOT: Shpërthim i fuqishëm në Serbi, dy të vdekur dhe 16 të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë të prodhimit të raketave ka lënë të paktën dy të vdekur në Serbi dhe 16 të plagosur.

Shpërthimi ndodhi në zonën e Bubaj Potokut, vetëm pak kilometra larg Beogradit. Ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërsa raportohet dhe për dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas mediave serbe, pas shpërthimit, raketat që ndodheshin aty kanë fluturuar në zonët përreth duke ndezur edhe zjarre. Njëra prej tyre ra në një parking duke djegur disa makina.

Banorët e zonët shprehen se dëgjuan një shpërthim të fuqishëm që u duk si tërmet. “Nuk kishim dëgjuar shpërthime të tilla që prej bombardimeve të NATO-s”, u shpreh një banor për mediat serbe.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy