VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Bejrut, qindra të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Bejrut, qindra të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur këtë të martë kryeqytetin libanez, Bejrut.

Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hasan tha se shpërthimi kishte shkaktuar dëme të mëdha dhe se qindra persona mbetën të lënduar.

Sipas njoftimeve, shpërthimi ishte përqendruar pranë portit të Bejrutit duke sjellë për pasojë shkatërrim në shkallë të gjerë e copëtuar dritare që ndodheshin disa kilometra larg.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin ose çfarë lloj eksplozivi ndodhej në depo.

Advertisement

Shpërthimi ndodh ndërsa një gjykatë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara po zhvillon një proces gjyqësor ndaj katër personave që i përkasin grupit Shiit Hezbollah. Ata dyshohet se kanë vrarë ish-udhëheqësin sunit të lLbanit, Rafik Hariri, gjatë një sulmi me një kamion me eksploziv 15 vite më parë, ngjarje që shkaktoi trazira rajonale. Gjykata ka në plan të marrë një vendim të premten, një zhvillim që mund të trondisë vendin sërish.

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Bejrut, qindra të plagosur shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy