Një aksident i ndodhur pasditen e djeshme në Itali ku ishte i përfshirë një shqiptar mund të kishte përfunduar në një tragjedi.

Në qytetin e Frosinone, dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, një prej të cilave drejtohej nga një shqiptar. Makina e këtij të fundit përfundoi në vijën ndarëse të rrugës dhe trotuarit, duke shkatërruar vetëm bordurën.

Shoferi shqiptar rezultoi nën ndikimin e narkotikëve dhe u shoqërua menjëherë në polici, ku më pas është marrë nën mbrojtje nga një avokat.

Rruga ku ndodhi aksidenti ishte e mbushur me njerëz ditën e djeshme, të cilët patën fat të mos ishin pjesë e një masakre njerëzore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";