Tragjedi në Itali/ 19 vjeçari shqiptar vdes në një aksident (EMRI+FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjedi në Itali/ 19 vjeçari shqiptar vdes në një aksident (EMRI+FOTO)

Një 19-vjeçar shqiptar por që jetonte me familjen në Itali humbi jetën në një aksident tragjik mbrëmjem e të martës në Rimini pranë autostradës A14.

Makina me të cilën I riu udhëtonte, një Opel Corsa u përplas me furgonin e një grupi punëtorësh të cilët punojnë gjatë ditës për kositjen e barërave të këqija anës autostradës.

Autovetura goditi furgonin e punonjësve në momentin që ata po hiqnin sinjalistikën provizore që shoqëron punën e tyre të përditshme në autostradë.

Tre ambulanca dhe zjarrëfikese shkuan me shpejtësi në vendin e ngjarjes.

Advertisement

Matteo Skenderi 19 vjeç banues në Misano Adriatico u nxor me vështirësi nga makina e tij dhe u dërgua me urgjencë në gjëndje të rëndë në spitalin më të afrtë të Riminit por për fat të keq nuk mundi të mbijetojë.

Tre persona të tjerë të përfshirë në aksident pësuan lëndime serioze dhe u transportuan në dhomat e urgjencës në Rimini dhe Cesena në gjëndje të rëndë.

Kanë nisur hetime nga policia për dinamikën e aksidentit ku mbeti I vdekur 19 vjecari shqiptar, por me banim në Galipoli të Italisë.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy