ITALI – Policia italiane ka arrestuar një 62-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi pasditen e djeshme, 15 maj, tentoi të vriste me thikë gruan e tij 58-vjeçare.

Sipas informacioneve fillestare, sulmi ndodhi pas një debati të dhunshëm.

Fqinjët kanë ngritur alarmin pasi kanë dëgjuar britmat e gruas.

Kjo e fundit u godit tre herë me thikë, dy herë në fytyrë dhe një herë në shpatull, dhe u transportua në gjendje të rëndë në spital.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bashkëshorti u arrestua dhe akuzohet për veprat penale “vrasje të mbetur në tentativë dhe abuzim familjar”.

Ende nuk dihet motivi, ndërsa 62-vjeçari tani ndodhet në burgun e Ivreas./vizionplus.tv