“Do të djeg të gjallë”/ Shqiptari godet policinë italiane pas sherrit me gruan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do të djeg të gjallë”/ Shqiptari godet policinë italiane pas sherrit me gruan

Një çift shqiptarësh kanë bërë xhiron e mediave italiane për sherrin e madh dhe të pazakonte në sy të policisë në zonën e Riminit.

Grua ka telefonuar në mbrëmje vonë policinë pasi po kërcënohej dhe po dhunohej nga burri e saj, dhe kishte frike për jetën e vet dhe të fëmijeve 4 dhe 7 vjec.

Me të mbërritur në një apartament në zonën e Siracuses, 36 vjecari shqiptar u përpoq ti mbyllte gojën gruas së tij, mirëpo 30 vjecarja nuk u tërhoq dhe I tregoi policisë së ishte kërcënuar me vdekje nga bashkëshorti I saj.

Sipas gruas, ai e kishte mbajtur me force te mbyllur në shtëpi dhe se I kishte vendosur një thike të madhe në fyt që u gjet në banakun e kuzhinës.

Advertisement

Mirëpo sipas rrëfimit të 30 vjecares, dhuna ka vijuar prej muajsh dhe pot ë tilla kanë qënë edhe kërcënimet…

Ajop rrëfeu gjithashtu se burri kishte tentuar ta mbyste para fëmijëve.

Gjithnjë sipas deklaratës së gruas, 36 vjecari e kalonte natën larg shtëpisë me gra të tjera dhe përdorte drogë.

Fqinjët, të cilët konfirmuan situatën e nënshtrimit ekstrem fizik dhe psikologjik ndaj të cilit ajo ishte nënshtruar, gjithashtu vërtetuan akuzat e gruas.

Advertisement

Të shtunën në mbrëmje, 30-vjeçarja vendosi të thërrasë policinë dhe të mos durojë më të gjithë situatën.

Agjentët,, e ftuan gruan të merrte disa rroba për ta marrë me vete dhe të kalonte disa ditë në shtëpinë e një të afërmi me fëmijët. Zemërimi i burrit në atë moment shpërtheu përsëri : ndërsa gruaja po përgatiste sendet e saj personale, burri i saj i tha asaj në shqip ” Unë do të të djeg gjallë!” dhe kur shkoi te dera me fëmijët për të dalë, ai nxori nga xhepi një thikë të vogël, duke u përpjekur ta godiste në stomak . Vetëm ndërhyrja e papritur e policisë shmangu më të keqen. 36-vjeçari u bllokua, por u përpoq në çdo mënyrë të tërhiqej duke goditur me  bërryla dhe shkelma policët, duke u përpjekur të përdorin thikën kundër tyre , për fat të mirë pa patur sukses. Ai u arrestua për keqtrajtim familjar dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe u shoqërua dje në mëngjes në burg.

Shtetasi shqiptar ishte emigrant i paligjshem ne Itali./ Burimi: Newsrimini.it

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy