Siguria në Ballkanin Perëndimor”, kjo ka qenë tema e konferencës së zhvilluar nga univesriteti “Aleksandër Mosiu” në Durrës në bashkëpunim me universitetin e Nicës “Cote D’Azur”.

 

ë këtë konferencë merrnin pjesë studiues dhe profesorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe universiteteve partnere. Organizatorja e konferencës, përgjegjësja e departamenteit të administrimit publik në fakultetin e shkencave politike-juridike Gentiana Kraja tha se qëllimi i konferencës është nxitja e hulumtuesve që të drejtojnë vëmendjen drejt cështjeve politike, sociale dhe ekonomike që shqetësojnë ballkanin perëndimor dhe integrimine tyre drejt BE-së. Në këtë konferencë ka prezantuar studimin e vet pedagogu dhe eksperti i shkencave politike ne UAMD Arian Dedej.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai thekson se konflikti që po ndodh midis Rusisë dhe Ukrainës rrezikon ta kthejë ballkanin perëndimor 20 vite pas, por shton se vendi ynë nuk është i rrezikuar në rast të përshkallëzimit të konfliktit në fjalë. Dedei shtoi se e rrezikuar është Kosova nëse do të kemi rritje të tensioneve ndëretnike atje dhe sidomos Bosnjë Hercegovina e cila po përdoret për lojërat gjeopolitike nga ana e Vladimir Putinit.