Pendarovski: Është mirë që BE sërish përqendrohet në Ballkanin Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas presidentit Stevo Pendarovsi, është mirë që Bashkimi Evropian po përpiqet sërish të përqendrohet në Ballkanin Perëndimor.

Në intervistë për MIA për mbajtjen e Samitit në Slloveni, Pendarovski tha se këto nisma janë të rëndësishme për tejkalimin e bllokimit bullgar dhe hapjen e rrugës drejt mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare.

“Në këtë rast nuk bëhet fjalë për ndonjë nismë e posaçme, por bëhet fjalë për takim i shteteve nga Ballkani Perëndimor me vendet anëtare të BE-së, që është praktikë nga vitet e kaluar. Megjithatë, atë që në pyetjen tuaj e theksoni, bëhet fjalë për disa nisma, në kuadër të këtij samiti, nga shtete mike të Ballkanit Perëndimor, por jo vetëm Maqedonia është vend që përpiqet të krijojë mjedis ku nund të ketë përmirësim në këtë kontest tashmë të diutr nga ku edhe Bullgaria na bllokin në nisjen e bisedimeve”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se edhe pse samiti ende zgjat, ka disa takime në këtë temë dhe ka pasur po ashtu edhe disa takime por rezultati nuk dihet.

Advertisement

“Nuk e di rezultatin, do të duhet të presim deri në fund. Megjithatë është mirë që BE sërish u përqendrua në Ballkanin Perëndimor”, tha Pendarovski./Telegrafi/

Pendarovski: Është mirë që BE sërish përqendrohet në Ballkanin Perëndimor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy