Pronarët spanjollë të restoranteve, klubeve të natës u mblodhën në Madrid këtë të mërkurë për t’i kërkuar qeverisë ulje taksash dhe mbështetje për t’iu mbijetuar pasojave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Ata mbanin në duar banderola me mbishkrime: “Gjashtë muaj të mbyllur. Ndihmë”; “Problemi nuk jemi ne”.

Klubet e natës në Madrid janë të mbyllura, ndërsa restorantet dhe baret lejohen të hapen e të qëndrojnë aktive vetëm me kapacitet të reduktuar.

Me një numër të ulët turistësh dhe klientësh, këto biznese po përgatiten për një vjeshtë dhe dimër të ashpër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne mund të mbijetojmë vetëm për një kohë të shkurtër, ndoshta dy ose tre muaj, nuk mendoj se mund të zgjasim më gjatë”, tha një protestues.

Ekonomia e Spanjës u tkurr me një rekord 18.5% në periudhën prill-qershor, rënia më e fortë mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

“S’mund të mbijetojmë gjatë”/ Pronarët e bareve dhe restoranteve në Madrid thirrje për ndihmë shkruan Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";