Mashtruan klientët, pronarët e restoranteve dënohen me 723 vjet burg

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mashtruan klientët, pronarët e restoranteve dënohen me 723 vjet burg

Mashtruan klientët, pronarët e restoranteve dënohen me 723 vjet burg

Dy pronarët e një restoranti në Tajlandë u dënuan me 723 vjet burg, pasi mashtruan klientët me një ofertë të rreme për frutat e detit. Apichart Bowornbancharak dhe Prapassorn Bawornban u shisnin njerëzve kuponë që supozohej t`i lejonin më pas ata që të përdornin bufenë e tyre të ushqimeve të detit me një çmim jashtëzakonisht të ulët.

Por pasi shitën kuponët, ata nuk lejuan përdorimin e ushqimit, cka bër që qindra klientë të ankoheshin. Prokurorët thanë se Bowornbancharak dhe Bawornban ishin të vetëdijshëm se oferta e tyrenuk mund të përmbushej. “Ishte e pamundur të shitej një ushqim i tillë me cilësi të lartë siç reklamohet me ato cmime,” argumentuan ata në gjykatë, duke shtuar se të pandehurit “nuk kishin aspak për qëllim të përmbushnin kushtet e reklamuara në publik.”

Dyshja, restoranti i të cilëve quhet Laemgate Infinite, u arrestuan në shtator dhe janë mbajtur në paraburgim që prej asaj kohe.Tajlanda lëshon shpesh dënimë të gjata me burg për shkak të akuzave të shumta, megjithatë ligji tajlandez nënkupton se ata në të vërtetë, nuk do të vuajnë më shumë se 20 vjet burg.

Advertisement

Prokurorët thanë se 347 klientë i kishin blerë kuponat e promocionit pasi ato ishin reklamuar në Facebook dhe media të tjera sociale. Cmimet ishin aq të ulëta, sa mbërrinin në 88 Baht Thai apo 3 dollarë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy