Ukraina shënon sot 31-vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik, por kjo datë e ka gjetur vendin sërish nën sulmin e Rusisë. Ky përvjetor përkon edhe me nisjen e luftës nga Rusia në 24 shkurt të këtij viti.

 

Gjashtë muaj luftime, shkatërrim dhe humbje jetësh, por Ukraina vazhdon të qëndrojë ende në këmbë. Presidenti Volodimir Zelensky në fjalimin e tij në përvjetorin e pavarësisë tha se vendi rilindi kur Rusia nisi pushtimin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

VOLODYMYR ZELENSKY

PRESIDENTI I UKRAINËS

Një komb i ri u shfaq në botë më 24 shkurt në 4 të mëngjesit. Ai nuk lindi, por rilindi. Një komb që nuk qau, nuk bërtiti dhe nuk u tremb. Nnuk iku, nuk u dorëzua. Gjashtë muaj më parë Rusia na shpalli luftë. Më 24 shkurt, e gjithë Ukraina dëgjoi shpërthime dhe të shtëna armësh. Më 24 shkurt na thanë: nuk keni mundësi. Më 24 gusht, ne themi: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Ukrainë!

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zelensky në fjalimin theksoi se nuk do të pranojë kompromis në dëm të interesave të vendit për të arritur paqen.

 

VOLODYMYR ZELENSKY

PRESIDENTI I UKRAINËS

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne do të luftojmë deri në fund. Nuk do të kërkojmë mirëkuptim me terroristët. Ne nuk ulemi në tryezën e bisedimeve nga frika, me armën e drejtuar në kokë. Për ne, hekuri më i tmerrshëm nuk janë raketat, avionët dhe tanket, por prangat. Ne do t’i ngremë duart lart vetëm një herë, kur do të festojmë fitoren tonë. E gjithë Ukraina. Sepse ne nuk tregtojmë tokat dhe njerëzit tanë. Për ne, Ukraina është e gjithë Ukraina. Të 25 rajonet, pa asnjë lëshim apo kompromis. Donbasi është Ukraina. Krimea është Ukrainë. Dhe ne do ti kthejmë ato. Cilado qoftë rruga.

 

Këto gjashtë muaj luftë në Ukrainë kanë sjellë ndryshime në mëdha në botë, pozicionimi i perëndimin krah Kievit dhe aleancat e reja të Moskës duket se do të ndryshojnë balancat gjeopolitike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bota sot po përballet edhe me krizë ushqimore, inflacion, paqëndrueshmëri dhe mundësi destabilizimi në pjesë të tjera të saj.

 

Edhe vendosja e një paqeje në Ukrainë nuk do e rikthente më botën në status quon e saj të mëparshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";