Zelenskiy kundërshton vendimin e Putin për dy rajonet: Nuk do heqim dorë nga asnjë pëllëmbë tokë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelenskiy kundërshton vendimin e Putin për dy rajonet: Nuk do heqim dorë nga asnjë pëllëmbë tokë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy dënoi vendimin e homologut rus Vladimir Putin për të njohur si të pavarura rajonet e Donbasit dhe Luhanskut, të cilat ndodhen në lindje të vendit.

Në një deklaratë drejtuar kombit, kreu i shtetit ukrainas u shpreh se me këtë akt Rusia dëmtoi përpjekjet për paqe dhe u angazhua se Ukraina nuk do të heqë dorë nga asnjë pëllëmbë tokë të saj.

Pasi mblodhi Këshillin e Sigurisë, Zelenskiy akuzoi Rusinë për shkeljen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës dhe shtoi se kjo mund të nënkuptojë tërheqjen e Moskës nga bisedimet e paqes në Minsk që synojnë t’i japin fund konfliktit separatist.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj rrugës paqësore dhe diplomatike, ne do ta ndjekim atë dhe vetëm atë. Por ne jemi në tokën tonë, nuk kemi frikë nga asgjë dhe askënd, nuk i detyrohemi askujt dhe nuk do t’i japim asgjë askujt”, u shpreh presidenti ukrainas.

Më tej, Zelenskiy iu bëri thirrje aleatëve të Ukrainës që të ndërmarrin veprime kundër Rusisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy