Spanja është hakmarrë ndaj Italisë duke e mposhtur 2-1 në “San Siro”, në sfidën e vlefshme për  gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Iberikët triumfuan falë dy golave të Ferran Torres, të shënuara në pjesën e parë.

 

Për skuadrën e Luis Enrique-s u bë më e lehtë menaxhimi i rezultatit pas ndëshkimit me karton të kuq të Leonardo Bonucci-t. “Axurret” shpresuan se mund të kthenin barazpeshën pas golit të Pellegrinit në minutën e 83’, por Spanja arriti të ruajë rezultatin dhe siguroi finalen e Ligës së Kombeve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tashmë “Demat” do të presin në finale, fituesin e gjysmëfinales tjetër, Belgjikë- Francë, e cila do të luhet mbrëmjen e nesërme.