Liga e Kombeve, Franca përmbys Belgjiken dhe kap finalen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Liga e Kombeve, Franca përmbys Belgjiken dhe kap finalen

Një ndeshje spektakolare, me grintë, entuziazëm dhe emocion ka qenë sfida mes Belgjikës dhe Francës, ku në fund “Gjelat” triumfuan me përmbysje ndaj “Djajve të kuq” dhe tashmë shkojnë në finalen e madhe, përballë Spanjës.

 

Sa i përket sfidës së sotme, Belgjika e nisi më së miri ku shënoi 2 gola në pjesën e parë me anë të Carrasco dhe Romelu Lukaku. Por fraksioni I dytë I lojës foli për Francën e cila barazyoi rezultatin brenda 7 minutash, fillimisht me Benzema dhe më pas Mbappe. Ndërsa, “qershia mbi tortë” do vinte nga mbrojtësi anësor i Milanit, Theo Hernandez , me golin e përmbysjes në minutat shtesë të lojës.

 

Advertisement

Tashmë finalja mes Spanjës dhe Belgjikës do të luhet në 10 tetor në San Siro. Ndërkohë Belgjika dhe Italia do të ndeshen një ditë para për vendin e tretë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy