Stuhitë godasin Belgjikën, përmbytjet shkaktojnë dëme të mëdha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stuhitë godasin Belgjikën, përmbytjet shkaktojnë dëme të mëdha

Pas përmbytjeve që gjunjëzuan Europën Perëndimore pak javë më parë, Belgjika vijon të përballet me kushtet e vështira të motit. Reshjet e dendura të shiut e kanë përkeqësuar sërish situatën e përmbytjeve duke lënë nën ujë një numër të konsiderueshëm ndërtesash dhe objektesh.

 

Stuhitë e pazakonta të cilat u shoqëruan edhe me reshje breshëri, shkaktuan dëme të mëdha në disa zona në jug të vendit. Në rajonin e Valonisë, lumenjtë e dalë nga shtrati morën në rrjedhë automjetet e parkuara, duke lënë pas një panoramë apokaliptike.

 

Advertisement

Vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në disa zona, kanë bllokuar akset kryesore të qarkullimit rrugor dhe hekurudhor, duke e bërë më të vështirë ndihmën për të prekurit. Për më tepër, qendra belge për krizat ka paralajmëruar se moti i keq pritet të zgjasë për disa ditë.

 

Belgjika regjistroi 36 viktima në përmbytjet që shkatërruan edhe disa pjesë të Gjermanisë, Luksemburgut dhe Holandës, gjatë muajit korrik.

 

Advertisement

Numri i të vdekurve në këto shtete ka shkuar në mbi 210, ndërsa dëmet ekonomike llogariten në miliarda euro.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy