Spanja përgatitet këtë javë për temperatura 40 gradë Celsius, teksa turistët britanikë janë duke vërshuar në plazhet e saj pas heqjes së masave izoluese të koronavirusit, shkruan the Sun.

Teksa vendi përgatitet të mirëpresë vizitorët e huaj në mesin e frikës se pandemia do ta godasë shumë rëndë, atje do t`i presë atje një i nxehtë përvëlues. Metereologu i BBC-së Stav Danaos, tha se zhiva e termometrit do të rritet në mbarë Europën duke mbërritur ditën më të nxehtë të vitit deri tani.

“Një front i presionit të lartë po grumbullohet në perëndim në Europës. Ai do të bëjë që temperaturat të rriten ndjeshëm në Spanjë, Portugali, Francë, në jug të Britanisë e në Gjermani. Ndërsa në jug të Spanjës, temperatura do të shkojë 40 gradë Celsius”, u shpreh ai.

Kjo valë te nxehti duhet se i detyrohet ajrit të ngrohtë që do të mbërrijë nga Afrika. Në disa zona të Spanjës, sipas të njëjtës gazetë, është vendosur alarmi portokalli.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";