Sipas një studimi suedez, kombinimi i vaksinave të ndryshme ul rrezikun e infektimit me Covid-19.

Personat që morën dozën e parë të vaksinës Oxford-AstraZeneca dhe më pas dozën e dytë të vaksinës Pfizer / BioNTech ose Moderna mRNA kishin një rrezik më të ulët të infeksionit sesa personat që morën të dyja dozat e AstraZeneca.

Studiuesit  analizuan të dhënat e 700,000 personave, në një kohë kur varianti Delta ishte dominant. 2.5 muaj pas dozës së dytë, studimi i ri tregon një reduktim prej 79% dhe 67% të rrezikut të infektimit me koronavirus për ata që morën dozën e dytë përkatësisht me Moderna ose Pfizer. Ata që kishin marrë të dyja dozat e AstraZeneca kishin një ulje 50% të rrezikut të infektimit.

Të gjitha studimet e deritanishme kanë treguar se kombinimi i vaksinave të ndryshme shkakton një përgjigje të fortë imune, e cila është e rëndësishme për marrjen e një dozë përforcuese, veçanërisht për ata që nuk kanë marrë një vaksinë mRNA në dy dozat e para.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se pavarësisht nga të gjitha rezultatet inkurajuese në lidhje me efektivitetin e kombinimit të vaksinave nevojiten më shumë studime.