Doza e tretë e vaksinës ul rrezikun e infektimit me koronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Doza e tretë e vaksinës ul rrezikun e infektimit me koronavirus

Një dozë përforcuese e vaksinës Pfizer-BioNTech ul rrezikun e infektimit nga virusi dhe zhvillimin e simptomave të rënda te personat mbi 60 vjeç, sipas të dhënave të publikuara nga ministria e shëndetësisë izraelite.

Sipas të dhënave, personat mbi 60 vjeç që morën një dozë të tretë ishin 4-fish më të mbrojtur pas 10 ditësh se personat që kishin marrë vetëm 2 doza. Doza e tretë gjithashtu mbron pesë deri në gjashtë herë shumë kundër shtrimit në spital pas 10 ditësh për të njëjtën grupmoshë.

Rreth 1.5 milion persona kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, ndërsa rreth 60% e popullsisë së vendit ka marrë të paktën dy doza të vaksinës. Ndërsa varianti delta u përhap në Izrael muajin e kaluar, të dhënat treguan se vaksinat ishin dukshëm më pak efektive në parandalimin e infeksioneve nga varianti më ngjitës.

Ndërsa vaksina akoma siguronte një mbrojtje 91% kundër sëmundjeve të rënda, ka pasur shqetësime në lidhjen më dobësimin e imunitetit tek të moshuarit dhe te personat më sëmundje bashkëshoqëruese.

Advertisement

Më 30 korrik, Izraeli filloi të administrojë të dhëna përforcuese për personat mbi  60 vjeç. Javën e kaluar, vendi mori vendimin që personat mbi 40 vjeç  dhe gjithashtu gra shtatzëna, mësuese dhe punonjës të kujdesit shëndetësor nën atë moshë mund të marrin një dozë përforcuese.

Vende të tjera, përfshirë SHBA -në, Kanadanë, Francën dhe Gjermaninë, kanë miratuar një dozë të tretë përforcuese dhe fushata e vaksinimit pritet të fillojë në shtator.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy