Një stuhi ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 2.000 qytete dhe fshatra në Ukrainën e shkatërruar nga lufta, tha Qeveria më 27 nëntor, duke rritur presionin ndaj sistemit të shpërndarjes së rrymës, që veçse është i brishtë.

 

Infrastruktura e energjisë është shënjestruar vazhdimisht nga forcat ruse dhe Kievi ka paralajmëruar se Moska po përgatitet për sulme të reja ndaj ndërtesave kyçe të energjisë gjatë këtij dimri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në total, 2.019 vendbanime në 16 rajone janë shkëputur nga sistemi i energjisë”, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës.

 

Të paktën 1.370 kamionë me mallra dhe 840 makina janë dëmtuar për shkak të dëborës, që në disa rajone ka arritur deri në dy metra.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Ministrisë së Brendshme, pjesa jugore dhe qendrore e Ukrainës është goditur më së keqi.

 

Mbi 1.500 punëtorë të shpëtimit janë përfshirë në përpjekjet për të larguar dëborën, por edhe makinat e bllokuar nëpër rrugë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kompania pritave e energjisë në Ukrainë, DTEK, tha të hënën se ka arritur të kyç sërish në sistemin energjetik pothuajse 250 vendbanime.

 

Në qytetin jugor të Odesës, që ka qenë subjekt i sulmeve të vazhdueshme ruse, autoritetet thanë se kanë ndihmuar 1.624 persona që ishin bllokuar për shkak të dëborës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet rajonale thanë se temperaturat kanë rënë në minus dhe erërat po fryjnë deri në 72 kilometra në orë.

 

Rusia – që ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar – dimrin e kaluar sulmoi pareshtur sistemin energjetik të Ukrainës, duke lënë miliona ukrainas pa rrymë për periudha të gjata kohore gjatë ditëve të ftohta të dimrit./rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";